21:12 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Beqiri: Kot e kanë, LDK nuk dorëzohet kurrë

Zëvendës Ministri i Kulturës dhe Sportit e po ashtu nënkryetar i LDK-së, Ismet Beqiri ka bërë një postim në facebook.

Përmes këtij postimi Beqiri ka thënë që LDK-ja është duke u sulmuar mirëpo kjo gjë është e kotë pasi që sipas tij LDK-ja dhe Kosova janë mbi të gjitha, shkruan IndeksOnline.

“Na linçuan, sulmuan, maltretuan, plagosën e vranë viteve të 90-ta, na sulmuan, plagosën dhe vranë edhe pas luftës por nuk u dorëzuam kurrë”, ka shkruar zëvendës ministri.

Po ashtu Ismet Beqiri përveq tjerash ka thënë që si në çdo vend tjetër demokratik pushteti nuk fitohet me dhunë e po ashtu as nuk mbahet./IndeksOnline/.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Sigurisht që po bashkëndjejmë me të gjithë qytetarët tanë, edhe ne me familjet tona po i kalojmë këto ditë të rënda si edhe shumë qytetarë të shteteve të ndryshme nga pandemia Covid-19.
Shërim sa më të shpejtë të prekurve nga kjo pandemi.

Kësaj gjendje iu shtua edhe kriza politike- qeverisëse, e që LDK me asnjë veprim nuk ka kontribuar për këtë, përkundrazi .

LDK u themelua në vite të rënda, rrugëtuam për 30 vite bashkë për qytetarët tanë dhe me qytetarët tanë.
Na linçuan, sulmuan, maltretuan, plagosën e vranë viteve të 90-ta, na sulmuan, plagosën dhe vranë edhe pas luftës por nuk u dorëzuam KURRË.
Po na linçojnë e sulmojnë edhe tani, emisar e komesar brenda dhe jashtë Kosovës, militant të koordinuar e orkestruar.
Kot e kanë, LDK dhe Kosova janë mbi të gjitha.
Pushteti mbahet veq me partner të brendshëm, e bashkëpunime e partneritet të jashtëm.
Si në çdo vend demokratik, edhe në Kosovë, pushteti me dhunë as nuk fitohet dhe as nuk mbahet.
Shtëpia pa miq nuk mbahet.
Miqësia Kosovë-SHBA e përjetëshme