12:08 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Beqiri kujton 2 Korrikun Historik, e quan gur themeltar të Republikës së Kosovës

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri e ka quajtur 2 Korrikun e vitit 1990 si gur themeltar të Republikës së Kosovës.

Me një postim në Facebook, Beqiri ka uruar të gjithë qytetarët për këtë datë historike.

“Sot po shënojmë 30- vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Është deklaratë e vënies së gurit themeltar të Republikës së Kosovës, Shtetit të Kosovës.
Zoti i bekoftë Deputetët e Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut.
Zoti i bekoftë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.
Urime të gjithëve ky përvjetor jubilar dhe historik”, shkruan Beqiri në Facebook./Indeksonline/