Beqiri: Përpjekjet e LDK-së për ushtri janë nga koha kur Ibrahim Rugova njihej si komandant suprem
Ismet Beqiri ka thënë se përpjekjet e LDK-së për ushtri datojnë që nga vitet e 90-ta, atëherë kur ushtria e Kosovës udhëhiqej nga Ahmet Krasniqi dhe komandat suprem e njihte Ibrahim Rugovën.
“Është emocion i veçantë për të gjithë ne që sot kemi tri projektligje të veçanta për shtetin e Kosovës dhe me këtë rast, projektligji për FSK-në që të gjithë do të dëshironim që të quhej projektligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, sidoqoftë ne dëshmojmë edh enjë herë se LDK është mbëshetëse e këtij procesi.
Përpjekjet tona për ushtrinë njihen që nga vitet e 90-ta, që nga koha kur me ushtrinë e Kosovës udhëhiqte colonel Krasniqi dhe që njihte komandant suprem presidentin Ibrahim Rugova. Themelet e ushtrisë janë në themelet e UÇK-së, komandantit Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti”, ka thënë Beqiri.