Beqiri: Policët të kenë sigurim shëndetësor dhe të pensionohen më herët
Ismet Beqiri, anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, ka thënë se Policia duhet të kenë sigurim shëndetësor.
“Është absurd që policët të mos kenë sigurim shëndetësor, të gjithë duhet, por specifikisht policia”, ka thënë Beqiri në komision gjatë kohës sa ty po raportonte drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.
Madje ai ka thënë se pjesëtarët e Policisë duhet të pensionohen më herët.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka bërë mirë qe ka reaguar bash te puna e pensionimit të parakohshëm të këtyre zyrtarëve. Më mirë kish qenë me pa që në anët tjera buxheti po bëhet rrush e kumbulla, e bash këtu e paskan gjet të reagojnë”.