Beqiri: Procesi i brendshëm zgjedhor i Degës së III-të në Prishtinë dëshmon se LDK-ja kultivon frymën e mirëkuptimit!
Procesi i brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë vit u shënua me disa incidente, teksa një nga degët më të përfolura ishte ajo e III-ta në Prishtinë, ku pati grushte e karrige.
Megjithatë i qetë, pa ndonjë problem,sot përfundoi ky proces. Derisa kryetar i kësaj dege o zgjodh Hazir Borovci.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha për Indeksonline se Borovci u zgjodh pa kundërkanditat. Derisa Abran Abrashi ishte tërhekur nga gara.
“Sot u mbajt Kuvendi i III-të i Degës së LDK-së, që quhet edhe Dega e Presidentit Rugova,.
Nga 38 degë sa i kemi në gjithë Kosovën,ky ishte Kuvendi i fundit zgjedhor.Sot isha në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të LDK-së në monitorim të këtij procesi zgjedhor.
Mund të them që ka qenë një kuvend jashtëzakonisht i mirë, pa asnjë problem dhe këtij kuvendi për një atmosferë të tillë i kanë kontribuar edhe pretendetët që kanë qenë gjatë këtij procesi zgjedhor. Ju e dini që Lidhja Demokratike ka pasur një qëndrim që këtyre kandidatëve mos t’u jepet mundësia fare që të hyjnë në garë, por që ndërkohë me veprimet e tyre gjatë javëve të kaluara ka bërë që LDK-ja megjithatë që të dyve z. Borovci dhe Abrazhi tu mundësohet të garojnë për Kryetar Dege.Ndërkaq sot z.Borovci u zgjodh pa kundërkanditat, ndërkohë që u zgjodh edhe kryesia e degës”, ka thënë Beqiri.
Tutje sipas tij çdo gjë u zhvillua në frymën e mirëkuptimit, tolerancës. Përkundër disa incidenteve të kaluara, sado që ishin te izoluara si incidente.
“Ato pamje nuk ishin pamja e LDK-së, imixhi i LDK-së. Edhe në këtë kuvend u dëshmua që LDK-ja kultivon frymën e mirëkuptimit dhe tolerancës, e demokracisë. Jemi parti e vlerave, tradites, tolerancës, kulturës dhe demokracisë”, ka shtuar ai./Indeksonline/