Beqiri: Rugova, dhuratë e madhe nga Zoti që na e dha, për ta bërë dhe drejtuar shtetin e Kosovës

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në 14- vjetorin e ndarjes nga jeta të Rugovës, Beqiri tha se ishte dhuratë nga Zoti që na e dha, për ta bërë dhe drejtuar për shumë vjet shtetin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
14 vjet, pa të pazëvendsueshmin
presidentin historik të Kosovës
dr.Ibrahim Rugova.
Ishte dhuratë e madhe nga Zoti që na e dha për ta bërë dhe drejtuar për shumë vjet shtetin e Kosovës.
I përjetshëm kujtimi për presidentin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!