17:54 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Beqiri takon Szunyog, dakordohen për bashkëpunim në procesin e integrimit të Kosovës në BE

Kryesuesi i Komisionit për Integrime Evropiane, Ismet Beqiri ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Beqiri tha se Szunyog e uroi për postin e ri, si dhe e njoftoi me punën e Komisionit për Integrime Evropiane si dhe me obligimet të cilat komisioni i ka në procesin e integrimit që ndërlidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të MSA-së dhe ERA-s.

“Në fund të takimit të dy u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin, me qëllim të avancimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE”, tha ai./Indeksonline/