Berat Buzhala bën thirrje të votohet Fadil Aliu (50)

Analisti politik Berat Buzhala ka shkruar për Fadil Aliun, kandidat i LDK-së me numër 50.
Postimi i tij:
Kush eshte Fadil Hertica, kandidati me numer 50 i Lidhjes Demokratike te Kosoves?
Në secilin tubim të LDK-së, që po shkoj, elektorati i ka preferencat e veta për 10 kandidatët që duhet votuar.
Normalisht që, në LDK është pak vështirë mu e ndalë në 10 kandidatë, marrë parasysh faktin që ka kandidatë shumë të mirë, megjithatë përcaktimi duhet të jetë për 10.
Një emër që po e dëgjoj shumë, po e shoh vullnetin e përcaktimin e elektoratit të LDK-së për të është Fadil Aliu-Hertica, me numër 50.
Arsyet janë të shumta e të ndryshme.
Ama, vërtet ky është një rast i veçantë, sepse Fadili vjen prej familjes Hertica, është djali i Mehmet Aliut-Herticës.
Fadili s’i ka ba marketing shumë kësaj pune.
Po në Prishtinë e në Kosovë, pak ka njerëz që mujn mos me e njoftë familjen Hertica dhe Mehmetin.
Kontributi i kësaj familje dhe vet Mehmetit për arsimin shqip në vitet ’90-ta, për luftën e UÇK-së është jashtëzakonisht i madh. E këtë e dijnë të gjithë, posaçërisht ata që e kanë kryer shkollën gjatë asaj periudhe në shtëpitë e kësaj familje e me të cilën ka qenë e pamundur mos me u familjarizu me ta.
Mehmeti ka qenë edhe një nga dëshmitarit në Hagë kundër kasapit të Ballkanit, Millosheviqit.
Megjithatë, Fadili përveçse vjen nga një familje mjaft e njohur dhe kontributdhënëse në gjithdimensionalitetin e jetës, ka edhe arsye të tjera mjaftë bindëse për ta votuar:
• Është shkollu në Londër
• Është pjesë e grupit të Riinvestit, që njihen për profesionalizëm,
• Ka qenë Shef i Personelit në Komunën e Prishtinës
Por, ka edhe shumë e shumë arsye të tjera që votuesi i LDK-së ta votoj Fadil Aliun!
Me profesionalizmin e dëshmuar për më shumë se tri vite në komunën e Prishtinës, me përgatitjen akademike si dhe me bakgroundin familjar, Fadili është një emër serioz për cilindo dikaster ministror.