75 Mall Live Search
20:38 / E Martë, 01 Mars 2022 / SH F

Berat Buzhala shprehet i gatshëm për strehimin e gazetarëve nga Ukraina

Edhe gazetari Berat Buzhala i është bashkuar nismës së Qeverisë dhe deputetes së listës Guxo Doarsa R. Kica, për t’i ndihmuar dhe strehuar gazetarët nga Ukraina.

Buzhala në një status në Facebook ka treguar se është i gatshëm të strehojë gazetarë në zyrat e tij të punës. Po ashtu ka thënë se edhe në shtëpi mund të pres familjarë të gazetarëve.

“Personalisht do t’isha i gatshem dhe i lumtur, bashke me familjen time, me i ofru strehim nje familje te njerit prej gazetareve qe do te vinin ne Kosove. Pa kompenzim dhe per aq kohe sa do te ishte e nevojshme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Buzhalës në Facebook:

Iniciativa e deputetes se listes Guxo Doarsa R. Kica per me ju ndihmu dhe ofru strehim dhe pune 20 gazetareve nga Ukraina eshte per cdo lavdate. Eshte per cdo lavdate qe qeveria Kurti e ka procedu ne afat rekord kete iniciative te deputetes Kica.

Shume shpejt, brenda disa diteve, e fillon punen edhe nje kompani e re mediale, pjese e te ciles jam edhe une. Meqe hapesirat ku punojme jane mjaft te medha dhe mjaft komode, i ofrojme bashkepunimin tone qeverise, qe dy deri ne tre gazetare t’i integrojme brenda zyrave tona, pa kompenzim.

Personalisht do t’isha i gatshem dhe i lumtur, bashke me familjen time, me i ofru strehim nje familje te njerit prej gazetareve qe do te vinin ne Kosove. Pa kompenzim dhe per aq kohe sa do te ishte e nevojshme./IndeksOnline/.