Berat Gjimshiti “hero” i Atalantas, i siguron kualifikimin në Europa League

Skuadra e Atalantas e ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Europa League.
Atalanta mposhti në shtëpi Sturm Grazin, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në minutën e 50-të.
Me këtë fitore, Atalanta renditet e para në Grupin D, me 10 pikë, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër, ndërsa Sturm Graz është në vendin e tretë me 4 pikë./IndeksOnline/