Berat Gjimshiti ishte një nga më të mirët mbrëmë ndaj Arsenalit

Skuadra e Atalantas dhe ajo e Arsenalit ndanë pikët në ndeshjen e parë të UEFA Champions League, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, bëri një paraqitje fantastike kundër ekipit anglez, shkruan Indeksonline
Sipas faqes së njohur të statistikave “Sofascore” Berat Gjimshiti është vlerësuar me notën 7.0.
Ai luajti 90 minuta, bëri tri ndërhyrje, fitoi dy duele ajrore në katër tentativa dhe preku topin 68 herë.
Kurse njeriu i ndeshjes në këtë përballje ishte portieri spanjoll, David Raya – i cili priti penallti./Indeksonline/
