Berat Gjimshiti lë gjurmë në fitoren e Atalantas ndaj Shakhtarit

Atalanta ka marr tre pikët e para në seoznin e ri të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e cila sezonin që shkoi ishte fituese e Europa League, e mposhti në udhëtim skuadrën ukrainase, Shakhtar Donetsk, me rezultat 0-3, shkruan IndeksOnline.
Golin e parë për Atalantan e shënoi Kampiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti në minutën e 21-të.
Një minuta para fundit të pjesës së parë, Ademola Lookman dyfishoi rezultatin, ndërsa fitoren e Atalantas e vulosi goli i Raoul Bellanova, në minutën e 48-të.
Pas dy ndeshjeve, Atalanta ka 4 pikë, ndërsa Shakhtar Donetsk ka një pikë./IndeksOnline/