Berat Gjimshiti në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit?

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti mund të mungoj në ndeshjet e muajit tetor.
Siç raporton Klaudio Ndreca, gazetari shqiptar – Gjimshiti është duke u stërvitur individualisht te Atalanta shkaku i një lëndimi të lehtë, shkruan Indeksonline
Gjimshiti po bëhet gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Genoas, por është në pikëpyetje dhe kështu mund të mungoj edhe te fanella “kuqezi”.
31-vjeçari mungoi edhe në dy ndeshjet e muajit shtator dhe tani është në pikëpyetje për takimet kundër Gjeorgjisë dhe Republikës së Çekisë.
Kujtojmë që Bera gjatë kësaj jave shënoi gol me Atalantan në UEFA Champions League./Indeksonline/
Berat Gjimshiti duket se nuk do te mungoje per Kombetaren. Mbrojtesi po stervitet individualisht te Atalanta dhe po kerkon te kap ndeshjen e se shtunes ne Serine A me Genoan. Megjithate stafi i Atalantes do te shoh serish gjendjen e Gjimshiti neser perpara se ta grumbullojne pic.twitter.com/KGKHq6BT5z
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) October 3, 2024