19:39 / E Premte, 22 Tetor 2021 / MSH

Berat Lahu, ndër më të votuarit në Komunën e Prishtinës nga radhët e W’së

Berat Lahu, i cili ka një karrier të pasur profesionale dhe është njëri nga themeluesit e aktivistët e hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në një periudhë ka udhëhequr qendrën e W’së në Prishtinë.

Tani në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 ka arritur të mbledh vota dhe të listohet në mesin e asambleistëve më të votuarve nga radhët e W’së.

Ai, aktualisht ka gjithsejt 790 vota derisa procesi i numërimit të votave është duke vijuar.