75 Mall Live Search
16:47 / E Premte, 30 Janar 2026 / A

Berat Mehmeti shkarkohet nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “Kastrioti” Sh.A

Berat Mehmeti ka reaguar publikisht pas vendimit të Bordit të Drejtorëve të NPL “Kastrioti” Sh.A për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv. Sipas tij, vendimi është marrë për arsye, siç i quan ai, “puro politike”, vetëm për shkak të qëndrimeve të tij politike.

Mehmeti bën të ditur se anëtarët e përkohshëm të bordit, të emëruar një ditë më parë, me tri vota pro dhe dy kundër, kanë vendosur për largimin e tij nga detyra. Ai shton se pas pranimit zyrtar të vendimit do të ndjekë procedurat ligjore pranë organeve kompetente.

“Nëpërmjet këtij postimi dua t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët kemi rrugëtuar së bashku që nga themelimi i ndërmarrjes e deri më sot”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai i ka uruar suksese menaxhmentit të ri, duke theksuar se veprimet e tyre do të jenë nën mbikëqyrje, ndërsa ka paralajmëruar angazhime të reja në të ardhmen e afërt.

May be an image of studying and text