11:20 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Berat Rukiqi zbulon 3 projektet madhore, që u diskutuan dje në Beograd

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rakiqi, ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm midis Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Rukiqi ka konfirmuar se delegacioni nga SHBA-ja i ka kërkuar atij që t’u bashkohet amerikanëve për të diskutuar rreth projekteve të rëndësi ekonomike për rajonin.

“I kemi trajtuar barrierat që ekzistojnë midis dy vendeve në kuptimin e këmbimeve tregtare e kështu me radhë. Fokusi i diskutimeve tona kanë qenë që të dyja vendet të përfitojnë më shumë për projektet, strukturën e tyre, financimin.  Unë kam dhënë propozimet e mia sa u përket projekteve që janë me rëndësi vitale për Kosovën”, ka thënë kryetari i OEK-së, për Indeksonlinen.

Kurtishaj: Nuk kam qenë në dijeni për takimin e Berat Rukiqit në Beograd me  Odën Ekonomike - Indeksonline.net

Ndër të tjera, Rukiqi ka përmendur tri projektet madhore, të cilat, sipas tij, do të realizohen shumë shpejt.

“Projekti i Brezovicës, projekti në fushën e minierave si dhe projekti në fushën e energjisë, që lidhet me rrjetet e gazit”, ka deklaruar ai.

Kreu i Dhomës së Tregtisë së Kosovës vizitë në Beograd: Projekte konkrete  për zhvillimin e vendit - Top Channel

Ndryshe, dy odat ekonomike, të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, i cili do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori.

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, deklaroi se Kosova dhe Serbia me marrëveshjen për normalizim ekonomik, kanë “të mirën e popullit dhe jo politikës”.

“Dua të shpreh mirënjohjen për Prishtinë dhe Beogradin që kanë vendosur në të mirën e popullit dhe jo politikës, sepse në fund të fundit, normalizimi ekonomik do të thotë investim. Kjo nuk është një situatë kur një vend humb e një tjetër fiton”, tha Boehler. /Indeksonline/

A bisedoi Angela Merkel me Vladimir Putin për kufijtë e Kosovës? (VIDEO) -  Ballkani.info