Berbatov porosi Man United: Blejeni këtë futbollist, dhe rehatoheni!
Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov i ka bërë një propozim publik skuadrës angleze. Sulmuesi i pensionuar bullgar ka thënë se Manchester United duhet të bëjë të pamundurën për të transferuar holandezin De Ligt.
Sipas Berbatov, De Ligt do të kishte impaktin e njëjt në mbrojte siç e ka tani Van Dijk te Liverpooli.
“United ka nevojë për një qendërmbrojtës që mund të kontrollojë topin, të kalojë në mesfushë dhe të mos frikësohet – ashtu siç është Van Dijk te Liverpooli. Unë si sulmues me Van Dijk në mbrojtje do të luaja më mirë sepse ka siguri dhe topa nga ai.
Kështu që United ka nevojë për një futbollist të tillë. De Ligt është i pjekur, i rehatshëm në top, dhe nuk shqetësohet se kush luan kundër tij – Ronaldo apo kushdo” ka thënë Berbatov./Indeksonline/