21:21 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Berberi bën shaka, frikëson për vdekje 10 vjeçarin (Video)

Një berber nga Florida është bërë viral në internet pasi ai ka bërë një video ku pretendon se ka shkurtuar veshin e klientit të tij 10 vjeçar si një shaka.

Jude Sannicandro, pronar i një lokali të prerjes së flokëve, përdori një  rrëngë të rrem duke ia vendosur një letër të spërkatur me ngjyrë të kuqe, për të menduar fëmija se veshi i tij ishte prerë.

Por kur ai e postoi këtë video, u prit me kritika të shumta.

Sannicando ka qenë berber i familje së tij për dekada dhe shpesh edhe luan lojëra me Viton.

Por reagimi i tanishëm, sipas tij është se kjo ishte thjesht hakmarrje ndaj Vitos, pasi ai kishte bërë një karrem Sannicanos e cila e kishte frikësuar shumë atë.

Vito kishte lënë një insekt në banakin e Sannicando i cili i kishte fobi ato.

Por, Vito nuk e kishte larguar atë edhe pse frikësohej Sannicando./Indeksonline/