16:57 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Berberi i fukarenjve dhe të pastrehëve

Mark Bustos është djalosh filipinez me nënshtetësi amerikane. Ai ka një sallon të njohur për prerjen e flokëve në New York.

Megjithëkëtë ditën e pushimit javor, pra ditën e diel, ai e ndan për t’ua prerë flokët njerëzve të varfër dhe atyre të pastrehë.

Çdo e diel e gjen në rrugët e New York, së paku 6 persona çdo javë përfitojnë nga zemërgjerësia e Bustos.

Ai thotë se ideja për këtë gjë i kishte lindur në vitin 2012, pasi vizitojë vendlindjen, ku kishte parë shumë të varfër dhe të pastrehë, gjë që e kishte shtyrë të mendonte se duhet t’i gëzonte ata me profesionin që zotëron.

Ai fillon bisedën me ta duke u thënë: “Dua të bëj diçka të mirë për ju sot”, dhe pasi t’ia presë flokët, ua ofron një shujtë të ushqimit secilit./indeksonline/