08:46 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / G T

Bëri asistin “milimetrik”, Viniciusi i përulet Toni Kroosit

Real Madridi ka barazuar në transfertë ndaj Bayern Munchen në shifrat 2-2. 

Në golin e parë u shfaq e gjithë mjeshtëria e Kross. Një pasim që nxori blof të gjithë rreshtimin e Bayernit, teksa pasimi shkoi në mënyrë ideale në këmbët e Vinicius. 

Menjëherë pas golit të shënuar, Vinicius i është përulur Kross. 

Ndërkohë një detaj nga ndeshja është se para pasimit, Kross i ka treguar me gisht sulmuesit të madrilenëve se ku do të shkonte topi përpara se ta hidhte në zonë./Indeksonline/