75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 05 Maj 2022 / AR

Bëri “boom” me veshjen, Kylie zbulon arsyen se pse u shfaq me fustan nusërie në “Met Gala”

Kylie Jenner u shfaq si nuse në “Met Gala 2022”.

Në këtë event të madh ajo mori pjesë vetëm, pa të dashurin Travis Scott, transmeton Indeksonline.

Kylie Jenner shpjegon pse veshi një fustan nusërie në Met Gala

Duke publikuar disa imazhe, Kylie zbuloi se pse kishte veshur vello në tapetin e kuq.

Me këtë veshje ajo i bëri një nderim themeluesit të markës, Virgil Abloh, i cili vdiq në nëntor 2021 në moshën 41 vjeçare.

“Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se të shtyhej në vitin 2020. Të festoj sonte trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë vërtet bota për mua. Ndihem e përulur të vesh këtë fustan. Të duam përgjithmonë Virgil dhe faleminderit të gjithë ekipit @off____white!”./Indeksonline/

Kylie Jenner shpjegon pse veshi një fustan nusërie në Met Gala