Bëri bujë me lidhjen me Atdheun, Sara publikon për herë të parë fotografi me të dashurin e ri!

Bëri shumë zhurmë në “Përputhen” mirëpo pas kësaj aventure, nga ajo nuk është se dëgjuam shumë.
Fjala është për Sarën, bjonden bukuroshe e cila u komentua tej mase në veçanti sa i përket raportit me Atdheun që nuk mbijetoi gjatë jashtë.
Por, larg publikut, është një lidhje që po i ecën Sarës siç duhet.
Se zemra e saj është e zënë, ajo e ka zbuluar vet, e ftuar pak ditë më parë në “Përputhen”.
Pasi bëri publik lajmin, ditën e sotme Sara ka hedhur një foto krah të dashurit muskuloz, të cilit ia ka mbuluar fytyrën.
Identitetin na e la ‘pikë’ por jo edhe faktin se tashmë është një mashkull në jetën e saj.
