75 Mall Live Search
14:40 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Bëri bujë prezantimi në “Oscars”, zbulohet se sa është vlera neto e Chris Rock

Pas incidentit që ndodhi gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”, mes Will Smith dhe Chris Rock, fansat duan të dinë se sa është vlera e tij neto në vitin 2022.

Në moshën 57 vjeçare, Rock është i njohur si komedian, producent dhe regjisor, i cili merr vlerësime të shumta, transmeton Indeksonline.

Sa është vlera neto e Chris Rock?

Që nga viti 2022, Chris Rock ka një vlerë neto prej 60 milionë dollarë.

Sipas “Celebrity Net Worth”, ai kishte nisur karrierën në moshë të re, duke marrë pjesë në role të vogla, pastaj kishte arritur të prekte kulmin e karrierës.

Ai gjithashtu ka fituar katër çmime Emmy dhe tre çmime Grammy për punën e tij, si dhe është votuar si komediani i pestë më i mirë, sipas Comedy Central./Indeksonline/