75 Mall Live Search
20:20 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / AR

Bëri bujë të madhe, zbulohet arsyeja e ardhjes së William Baldwin në Kosovë

Aktori me famë botërore, William Baldwin, ka disa ditë që gjendet në Kosovë.

Kishte pikëpyetje të mëdha se cila ishte arsyeja që e solli atë këtu.

Burime të Indeksonline kanë zbuluar se ai gjendet në vendin tonë për përgatitjen e një filmi të ri.

Të njëjtat burime thonë se disa xhirime të këtij filmi do të kryhen në Kosovë.

Nga shumë të famshëm që do të marrin pjesë, në mesin e tyre do të jetë edhe aktori e regjisori i njohur Edi Kastrati./Indeksonline/