Bëri gabime trashanike në ndeshjen Llapi-Drita, Visar Kastrati këtë javë do e shikoj Superligën nga shtëpia

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës.
Gjyqtari më i komentuar javën e kaluar, Visar Kastrati do ta shikoj Superligën nga shtëpia këtë javë, pas gabimeve që i bëri në ndeshjen Llapi-Drita, transmeton Indeksonline.
Ndeshjen mes Gjilanit e Llapit do ta referoj, Dardan Çaka, kurse atë Feronikeli-Ballkani, Alban Shala.
Genc Nuza do të jetë gjyqtar në ndeshjen, Trepça 89-Drita. /Indeksonline/
