Bëri histori me Milanin e Barcelonën, Braida merr drejtimin e skuadrës së vogël italiane

Ariedo Braida njihet si njëri nga drejtorët sportiv më të suksesshëm në futbollin evropian.
Italiani ka bërë histori në këtë pozitë derisa ishte te Milani e më vonë edhe te Barcelona duke transferuar emra të mëdhenj.
Së fundi, 74 vjeçari ka marrë pozitën e drejtorit të përgjithshëm (CEO) te skuadra e Cremonese.
Ai do të marrë drejtimin e skuadrës nga Serie B me 1 janar të vitit të ardhshëm.
Cremonese aktualisht është në vendin e fundit në tabelë, në Serie B. /IndeksOnline/