75 Mall Live Search
11:04 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Bëri kërcënime në rrjetet sociale, arrestohet gjilanasi dhe i bastiset shtëpia

Policia e Kosovës dje në Gjilan ka arrestuar një person, pasi kishte kërcënuar një mashkull kosovar në rrjetet sociale.

Sipas raportit të Policisë, me urdhër të gjykatës të dyshuarit i është boshatisur shtëpia dhe është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Gjilan 11.12.2020-13:30. Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit  dhe  është arrestuar i dyshuari, i njëjti me urdhër të prokurorit dërguar në mbajtje./Indeksonline/