75 Mall Live Search
19:05 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / OSH

Bëri koalicion me LDK-në dhe emëroi djalin këshilltar të kryetarit pa lejen e partisë, AAK shkarkon asambleistin e vetëm në Dragash

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash pas mbledhjes së mbajtur sot ka vendosur të shkarkoj nga radhët e kësaj partie, asambleistin Agron Gashi, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Gashi i cili ishte edhe kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Dragashit, ka bërë koalicion me partinë në pushtet, Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa konsultim me partinë.

Njëkohësisht, në njoftim thuhet se ka emëruar në postin e këshilltarit të komunës së kryetaritit, djalin e tij, Eldi Gashi./IndeksOnline/