75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Bëri një gabim mbrëmë, të gjithë po e qeshin: Ky është mbrojtësi më i mirë?

Skuadra e Barcelonës mbrëmë u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, pasi mposhti 2-0 Osasunan.

Një moment që po diskutohet shumë në rrjetet sociale ka të bëjë me mbrojtësin e Kombëtares së Uruguait, Ronald Araujo, shkruan Indeksonline

24-vjeçari bëri një gabim në mbrojtje dhe u kalua shumë lehtë nga sulmuesi i Osasunas.

Ky rast ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, duke komentuar dashamirët e futbollit: Këtij i thoni mbrojtësi më i mirë?

Araujo llogaritet si një prej mbrojtësve më të mirë në La Liga. Vlera e tij është 70 milionë euro, sipas sajtit “Transfermarkt”.

Mbrojtësi uruguaian ka zhvilluar 13 paraqitje me Barcelonën këtë sezon në La Liga dhe ka shënuar një gol./Indeksonline/