Bëri një gjest që i “çmendi” kundërshtarët, i kërkuari nga Chelsea u ndëshkua me të verdhë veç pse qëndroi mbi top!

Gjatë ndeshjes mes Millonarios dhe Santa Fe në elitën e futbollit të Kolumbisë ndodhi një moment tejet interesant.
Futbollisti, Neyser Villarreal bëri një gjest që irritoi kundërshtarët e tij, shkruan Indeksonline
Kur skuadra e tij po fitonte, ai hipi mbi top dhe qëndroi disa sekonda. Kjo nuk i pëlqeu aspak lojtarëve kundërshtarë, të cilët u ndjehen si të poshtëruar dhe gati sa nuk e rrahen futbollistin në fjalë.
Përveç lojtarëve kundërshtarë, ky gjest i 19-vjeçari nuk i pëlqeu aspak as gjyqtarit të ndeshjes, i cili ishte i pari që e ndaloi lojën dhe i dha një të verdhë Villarrealit.
19-vjeçari nga Kolumbia është shumë i kërkuar nga skuadrat e Europës, ndër to edhe Chelsea, që thuhet se është afër marrëveshjes./Indeksonline/
‼️😳 Neyser Villarreal SE PARÓ EN EL BALÓN e inmediatamente el árbitro se sacó amarilla.
— Toque Sports (@ToqueSports) March 27, 2025
❌ Los jugadores de Santa Fe fueron a pelearle al jugador.
pic.twitter.com/Zia74LWeZN