75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 28 Qershor 2024 / G T

Bëri një rekord me fanellën “kuqezi” në Euro 2024, Medon Berisha: S’mund ta përshkruaj krenarinë dhe emocionin…

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli aventurën e saj në Euro 2024 pas humbjes minimale 1:0 ndaj Spanjës.

Futbollistët tashmë janë kthyer në vendlindjet e tyre dhe po i shijojnë momentet me familjarë, shkruan Indeksonline

Medon Berisha i cili bëri debutimin e tij ndaj Spanjës në Euro 2024, duke u bërë kështu lojtari më i ri që luan te Shqipëria në një event të tillë, tha se nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë dhe emocion.

“Ndjehem shumë i lumtur dhe falënderues për të gjithë eksperiencën në Euro 2024. Nuk ka fjalë që të përshkruaj krenarinë dhe emocionin për të përfaqësuar kombin tim ne këtë garë madhështore. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale

Kujtojmë që futbollisti shqiptar është pjesë e Lecces në Serie A./Indeksonline/