08:38 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Bëri seks me qenin dhe e filmoi aktin, mund të dënohet deri me 5 vjet burgim

Një punëtore e një strehimoreje kafshësh në Luiziana është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një qen dhe për filmimin e një akti të tillë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Celina Ann Cabrera, (24), e martuar, ishte arrestuar në Shreveport, Louisiana dhe është akuzuar për krim kundër natyrës.

Cabrera është një punonjëse e strehimorës “Caddo Parish Animal Shelter”, edhe pse është e paqartë nëse akuzat kanë të bëjnë me ndonjë kafshë që gjendej nën kujdes të kësaj strehimoreje.

Gjithashtu i arrestuar është edhe 41-vjeçari Booker Talioterro Thomas Jr, një ish-punonjës i strehës Caddo.

Thomasi, pë të cilin policia dyshon se e kishte filmuar aktin e supozuar të seksit, u akuzua gjithashtu për krim kundër natyrës.

Ligji i Louisianas parashikon një dënim maksimal pesëvjeçar për “krim kundër natyrës”, përfshirë edhe “ndërzim të panatyrshëm trupor të një qeni njerëzore me një kafshë”.