22:34 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Bëri “selfie” me trupin e pajetë të Diego Maradonas, punëtori pushohet nga puna

Një njeri i cili punon në një agjensi funeralesh në Argjentinë, i njohur me emrin, Diego Molin ka postuar një fotografi të çuditshme duke bërë selfie me trupin e pajetë të legjendës së futbollit, Diego Maradona.

Kjo fotografi është raportuar nga gazeta e njohur në Argjentinë, “Minuto Rioja”, ku shihet personi në fjalë gjërsa me njërën dorë prek kokën e Maradonës e me tjetrën dorë bënë gishtin e “pëlqimit”, përcjellë IndeksOnline

Pronari i kësaj agjensie të funeraleve i ka kërkuar falje familjes së Maradonës, ndërsa punëtorin e tij e ka pushuar menjëherë nga puna.

Matias Morla, ish-avokati i Diego Maradona, shkroi në Twitter: “Diego Molina është bastardi që bëri një foto me arkivolin e Diego Maradonas. Unë do t’i hakmerrem atij”.