75 Mall Live Search
21:18 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Bëri si “Spider-man”, Milot Rashica dëgjon djemtë e tij: Ata më mësuan si të festoj

Skuadra e Besiktasit arriti fitore 3:0 ndaj Karagumruk në ndeshjen e javës së 20-të në Superligën e Turqisë.

Futbollisti kosovar, Milot Rashica arriti të shënonte gol në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Rashica bëri një festim interesant pas golit të shënuar, kurse pas ndeshjes tregoi për tifozët arsyen e saj.

“Djemtë e mi më treguan se si të festoj nëse shënoj dhe kjo ishte përgjigja”, ka treguar arsyen futbollisti kosovar

Ylli “Dardan” festoi në stilin e “Spiderman” që shumë fëmijë e kanë si “hero” personazhin e njohur të filmave./Indeksonline/