75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Bëri simbolin e Serbisë së Madhe, “shqipet” e Parisit ‘kërcënojnë’ futbollistin

Edhe pse Dusan Vlahovic nuk është bërë ende zyrtarisht futbollist i PSG, aventura e tij në Francë ka nisur keq.

Një grup tifozësh të PSG, dy prej të cilëve bëjnë shenjën e shqiponjës me duar, kanë shfaqur një banderolë ku kërcënojnë sulmuesin serb të Juventusit.

“Vlahovic, në Paris do të t’i presim 3 gishtat”, lexohet në banderolë, duke iu referuar një fotoje ku serbi shihet me tre gishtat lart, simbol i Serbisë së Madhe.