Bëri tatuazh pak ditë para EURO20, nga kampi i Zvicrës kritikojnë Granit Xhakën: Ky është gabim i madh…

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit u kritikua shumë pasi bëri tatuazh pak ditë para Kampionatit Europian EURO20.
Ishte drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pirluigi Tami që tha se “Graniti bëri një gabim të madh”, shkruan IndeksOnline
«Das war ein Fehler von Granit»: Nati-Direktor Tami verurteilt Xhakas Tattoo-Besuch https://t.co/eyplnUHoIt
— Blick Sport (@Blick_Sport) June 7, 2021
“Graniti bëri një gabim, por ne biseduam rreth kësaj dhe çështja tani është zgjidhur. Ne duhet të përqendrohemi në sport”
A është një tatuazh rrezik për fizikun?
“Kjo nuk paraqet ndonjë pasojë fizike. Ideja është që të mbahen standardet higjienike për shkak të rrezikut nga Covid-19”, ka thënë Maleck – mjeku i ekipit kombëtar zviceran
Xhaka këtë tatuazh e bëri pas lindjes së vajzës Laneya – duke shënuar datën: 24/04/2021.
Ndeshjen e parë në EURO20, Kombëtarja e Zvicrës do ta luaj kundër Uellsit më 12 qershor nga ora 15:00./IndeksOnline/