75 Mall Live Search
10:15 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Burim

Berisha bën parashikimin për Iranin: Diktatura e Ajatullahëve drejt fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me përplasjen e armatosur që ka nisur ditët e fundit mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas Berishës, goditjet që Izraeli i ka dhënë Iranit po çojnë drejt fundit regjimin diktatorial të ajatollahëve.

“Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.

Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme”,  shkruan Berisha.