75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 24 Mars 2022 / LB

Berisha bllokon foltoren e Kuvendit në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Berisha kërkoi të marrë fjalën, pas akuzave të ministrit Damian Gjiknuri.

Ky i fundit e akuzoi Berishën se la një kufomë energjitike. Ndërkohë, nënkryetarja Ermonela Felaj refuzoi t’i japë fjalën Berishës, pasi sipas saj është jashtë radhe “Nuk ke të drejtë të marrësh fjalën për replikë. Liro foltoren”, tha Felaj.

Kujtojmë se në Kuvend po zhvillohet mocioni me debat, i kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me krizën e çmimeve. Mocioni është parashikuar të zgjasë 3 orë.