75 Mall Live Search
19:37 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / A. M.

Berisha del nga selia blu, nis marshimin drejt Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe ka nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të nisë edhe protesta e thirrur prej tij.

Berisha doli nga selia rreth orës 19:20 dhe bashkë me mbështetësit e tij ka nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Kreu i PD-së është pritur me ovacion, puthje dhe përqafime nga mbështetësit e tij dhe shumë prej tyre thërrasin “O Sali, o hero e gjithë Shqipëria ty të do”.