Berisha e nis fuqishëm në Bundesliga, bën një asist perfekt

Futbollisti kosovar, Mergim Berisha, e ka nisur shumë mirë karrieren në kampionatin Gjerman.
24 vjeçari ka bërë një asistim perfekt për bashkëlojtarin e tij te Augsburgu, Ermedin Demirovic, duke shënuar golin e epërsisë ndaj Werder Bremen, shkruan IndeksOnline.
Kjo është ndeshja e dytë e Berishës te Augsburgu, pasi u transferua nga skuadra turke Fenerbahche./IndeksOnline/