75 Mall Live Search
14:25 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Berisha e quan ndeshjen ndaj Pinar Karsiyaka, ndër më të rëndësishmet të basketbollit në histori

Të mërkuren Prishtina do të ballafaqohet me Pinar Karsiyaka në 1/16 e FIBA Europe Cup. Në konferencën për shtyp që mbajti Prishtina sot në Pallatin e Rinsë dhe Sporteve, u paraqitën trajneri Damir Mulaomerović, kapiteni Edmond Azemi dhe lojtari më i mirë në Kosovë Dardan Berisha.

Trajneri Mulaomerovic deklaroi: “Ftojmë të gjithë tifozët që ti përkrahin këta djem të mrekullueshëm, këtë qytet dhe këtë klub që po bën histori”.

Kapiteni Edmond Azemi u shprehë se ekipi do të luftojë që këtë ndeshje ta fitojë dhe të ecin tutje.

Ndërsa Dardan Berisha theksoi se kjo është një ndër ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm të klubit Prishtinas por edhe Basketbollit Kosovar në përgjithësi. Dardani theksoi se me lojtarin e 6-të të klubit Plisat besojmë se do të japim maksimumin për fitore. /Indeksonline/