75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 21 Mars 2021 / A. A

Berisha e Zeneli fitojnë ndaj Celinës

Vetëm një ditë para se të bashkohen te kombëtarja e Kosovës, futbollistët që luajnë në Francë janë përballur mes vete.

Reimsi i Valon Berishës e Arbër Zenelit fitoi në udhëtim 1-0 ndaj Dijonit të Bersant Celinës.

Ky i fundit luajti 90 minuta, ndërsa Valon Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë duke luajtur 20 minuta.

Arbër Zeneli ishte në bankë rezervë dhe nuk luajti fare.

Dijoni me këtë humbje zvoglon gjasat për të siguruar ekzistencën pasi është i fundit në tabelë me 15 pikë, ndërsa Reimsi i 12-ti me 38 pikë.

/Indeksonline/