75 Mall Live Search
18:54 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Berisha është gati ndaj Sllovenisë, udhëton drejtë Tiranës

Valon Berisha i cili nuk ishte i grumbulluar në ndeshjen e djeshme ndaj Shqipërisë e cila i takoi karakterit miqësor, ai do të jetë gati për Slloveninë.

Sllovenia dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjen e radhës të dielën me fillim nga ora 20:45, ku Berisha do të jetë i gatshëm të paraqitet me “Dardanët”, shkruan IndeksOnline

Mesfushori ynë kishte pësuar një lëndim të lehtë, që ia pamundësoi atij të luajë kundër Shqipërisë, por sot në llogarinë e tij në “Instagram” ka postuar nje fotografi ku tregon se është nisur për Tiranë, për t’u bashkuar me grupin.