75 Mall Live Search
17:52 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / LB

Berisha flet pasi u ndalua për rreth tre ore nga Policia, zbardh detaje nga ky rast

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është ndaluar nga Policia e Kosovës për disa orë me arsyetimin se ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Berisha në një prononcim për Indeksonline ka thënë se dyshon se ka qenë një provokim i orkestruar pasi që disa herë është duke u përballë më situata tilla.

‘Dyshoj se kjo është një provokim i radhës që disa ditë rresht. Veç vetura  e imja dënim. Pse e gjuaja dënimin përfundi veturës. Unë kam menduar që është e rastit, por kur e pash i njëjti person, atëherë u binda se s’ka qenë e rastit”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Tutje, ai ka thënë se këtë rast duhet ta sqarojnë organet e drejtësisë, pasi nuk ua ka pasur borxh një sjellje të tillë.

Berisha pas intervisimit është liruar në procedurë të rregullt.

Zafir Berisha ka qenë për disa mandate deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme. Ai është kryetar i degës së Nismës në Prizren.