23:56 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / A. A

Berisha flet për golin që qoi peshë në Rusi: Nuk e pashë lojtarin, gjyqtari nuk reagoi, si t’mos e vazhdoja lojën?

Bernard Berisha është bërë temë diskutimi në Rusi.

Mesfushori kosovar ishte shkaktar i një përplasjeje mes zyrtarëve të dy klubeve në ndeshjen Akhmat Grozny – Arsenal.

Në minutën e 31-të, një futbollist mysafir deshi të largonte topin jashtë fushës, ngase një nga bashkëlojtarët ishte i shtrirë, por Berisha vrapoi për ta zënë topin dhe asistoi te goli i Mohamed Konate.

Pas ndeshjes Berisha deklaroi se nuk e ka vërejtur lojtarin e shtrirë në fushë.

“Unë i konsideroj të pabaza pretendimet kundër meje për episodin që çoi në golin e parë kundër Arsenalit. Unë isha në skajin e majtë në gjysmën e kundërshtarit dhe absolutisht nuk pashë dhe nuk e dija se në gjysmën tonë diku në distancë ishte një lojtar mysafir. Gjyqtari nuk i ra bilbilit, si të mos e vazhdoja lojën?” deklaroi Berisha pas ndeshjes.

/Indeksonline/