75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

Berisha: Forca e Kosovës merr frymë në Lugun e Baranit

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ali Berisha, ka thënë se forca e Kosovës merr frymë në Lugun e Baranit, shkruan IndeksOnline.

Ai Lugun e Baranit e vizitoi sot së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe anëtarin Pal Lekaj.

Ai tha se aty morën mbështetje active për AAK-në e Ramushin për postin e Presidentit.

“Forca e Aleances në Pejë tregohet edhe në Lugun e Baranit. Forca e Kosovës merr frymë në Lugun e Baranit. Lugu i Baranit na bën krenar dhe gjithmonë në mbështetje aktive për AAK-në, Ramushin dhe rrugën e tij drejt presidencës.

Ne Jemi FORCA E KOSOVËS”, tha ai./IndeksOnline/