08:23 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Berisha: Gjykata Speciale duhet të kthehet për vlerësim, në Kuvend

Ushtaraku Hisen Berisha, që në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë se më mirë është për ata që kanë thirrje nga Gjykata Speciale që të thirren si të dyshuar sesa si dëshmitarë.

“Sa i përket gjykatës, por edhe Gjykata e mëhershme e Hagës, kredibiliteti i saj ka rënë në zero. Nuk ka vendim për Serbinë si shtet gjenocidal. Për Millosheviqin nuk ka vendim se a ka qenë kriminel. Shesheli është liruar duke thënë se po vdes nga kanceri. Cili është vendimi ndaj tij ishte apo s’ishte kriminel”.

Berisha në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se personalisht nuk pret që për të të ketë thirrje nga Dhomat e Specializuara, duke shtuar se ato duhen të kthehen edhe një herë në Kuvend.

“Gjykata Speciale duhet të  kthehet në Parlament për vlerësim, nëse meriton të jetë mekanizëm i vendosjes së drejtësisë”.