Berisha i AAK-së bën aderime nga PDK-ja, njëri është ish themelues i degës

Bekë Berisha vazhdon të jetë aktiv në fushatën e tij. 4-shi i AAK-së ka kthyer në Aleancë njërin nga ish themeluesit e degës së PDK-së në Istog, Gzim Shoshi.
“Sot, ushtrisë tonë ju bashkua edhe Gzim Shoshi, themelues i PDK-së në degën e Istogut dhe njëkohësisht shoku im i fëmijërisë” shkruan Berisha në njoftim.
Beka më pas ka prezantuar edhe aderime të reja nga PDK. “Se Aleanca është̈ në rrugën e drejtë e krah me qytetarin, tregojnë më së miri aderimet e besimi ne programin tonë, theksoi Berisha.
“Ish-anëtarët e PDK-së Fisnik Maksutaj, Shaban Maksutaj dhe Shpat Ramçaj nga sot do bashkudhëtojnë me vizionin tonë” shkruan Bekë Berisha në Facebook”, shkruan ndër të tjera Berisha.
