75 Mall Live Search
19:53 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Berisha i AAK-së prezanton projektin e Tregut të Bylmetit në Pejë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha ka thënë se në programin e tij qeverisës parashihet ndërtimi i Tregut të Bylmetit.

Rrustemi bëri të ditur se ky projekt është krijuar dhe dizajnuar nga arkitektet profesionist.

“Në programin tim parashihet ndërtimi i Tregut të Bylmetit, në vitin e parë të mandatit qeverisës. Ky projekt është krijuar dhe dizajnuar nga arkitektet profesionist që janë pjesë e ekipit tim. Tregu do të duket kështu!”, ka shkruar ai.