10:59 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / k.v

Berisha kërkon rritje të pagave: Policët po ikin në perëndim për një jetë më të mirë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në seancën e jashtëzakonshme ka folur edhe për kushtet e policisë, sipas të cilit ato duhet të ndryshojnë.

Berisha tha se Policisë duhet t’u rriten pagat, duhet bërë sigurimi shëndetësor, e paguar orët shtesë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, policët po ikin në moshë të re, e siç tha ai vetëm po e fillojnë karrierën e në rastin e parë po largohen në perëndim për shkak të kushteve jo të mira këtu.

“Duhen rregulluar kushtet e shërbimit, duke ua rritur pagat në nivel dinjitoz, sigurimin shëndetësor, duke ua paguar shtesat e rrezikshmërisë edhe për orët shtesë që tash e sa muaj nuk po iu ekzekutohen. Duke ua mundësuar që me ligj penzionimin e parakohshëm”.

“Po ikin policët kryesisht në moshë të re, e fillojnë karrierën që në rastin e parë të largohen në perëndim për jetë më të mirë. Kjo është për shkak problemeve financiare të policisë, pa e amnistuar asnjë Qeveri. Duhet të ndodh ngritja e pagave”.